Aktualitet

Inceneratori i Fierit, 6.8 vite burg ish-ministrit Lefter Koka, 2.6 Alqi Bllakos!

Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO dha vendimet lidhur me dosjen e Inceneratorit të Fierit, duke dënuar me 10 vite ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj. Koka u shpall fajtor për të tre akuzat, ndërsa gjykata i hoqi të drejtën e mbajtjes së funksioneve publike për pesë vjet. Në seancën e 6 shtatorit ai tha se nuk ka patur rol vendim-marrës, por vetëm ekzekutues.

Alqo Bllako, ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit u shpall i pafajshëm për akuzën “Shpërdorim detyre të funksionarit”, por rikualifikohet vepra në “Shpërdorim detyre të nëpunësit”. Për Bllakon, GJKKO-ja vendosi dënimin me 4 vjet heqje lirie, por me zbritjen e një të tretës, dënimi i reduktohet në 2 vite e 8 muaj burg.

Nga ana tjerër shoqëria ITS  shpallet e pafajshme dhe për të u vendos heqja e sekuestros.

Pëllumb Abeshi dënohet me 3 vjet e 6 muaj e që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet e 8 muaj. Në perfundim, pezullohet dënimi e vihet në provë për katër vjet.

Arben Dervishaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Klodian Zoto u shpall i pafajshëm për akuzën e “Korrupsionit aktiv” dhe u dënua me 2 vite burg për “Korrupsion pasiv”, plus 7 vjet për “Skemë mashtruese”, si dhe 8 vjet “Për pastrim parash”. Në përfundim, dënohet me 12 vjet burg e që në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbresin në 8 vite.

Arjola Kodra u shpall e pafajshme për korrupsion.

Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit u shpall fajtore “Për shpërdorim detyre” dhe u dënua me tre vjet heqje lirie e që po në aplikim të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vjet. Në fund u urdhërua pezullimi i dënimit dhe vënie prove për katër vjet.

Loran Dusha u shpall i pafajshëm për “Korrupsion aktiv”, por fajtor për “Pastrim parash” duke u dënuar me 7 vjet. Me gjykimin e shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj.

Ndër të tjera, GJKKO-ja vendosi konfiskimin e vetëm dy pasurive të Lefter Kokës, ndërsa urdhëroi zhbllokimin e të tjerave.