Aktualitet Politikë

Sondazhi i TAR/ Afera e inceneratorëve a duhet të mbyllet vetëm me arrestimin e pritshëm të Arben Ahmetajt?

Fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurisë si dhe pastrimi i parave bashkë me korrupsionin, janë akuzat zyrtare të SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Prokuroria ka identifikuar një seri veprimesh financiare, pagesa dhe transaksione me përfitues final ish-ministrin e financave partneren e tij aktuale Sdhe ish- gruan.

Në sondazhin e bërë nga Top Albania Radio është ngritur pyetja nëse afera e inceneratorëve duhet të mbyllet vetëm me arrestimin e pritshëm të Arben Ahmetajt dhe shqiptarët janë përgjigjur kështu: Jo (80%), Ndoshta (20%) dhe Po (0%).

Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle. Burime për Report Tv bëjnë me dije se BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) po ushtron kontrolle për banesën e Arben Ahmetajt si dhe partneres së tij Erjola Hoxha në Gjirin e Lalëzit si dhe në Tiranë.

Ish- ministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish për kontrollet me urdhër të GJKKO në banesat e tij dhe të familjarëve. Ai shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.

Para votimit, Ahmetaj publikoi në rrjetet sociale një mesazh të gjatë ku theksoi se do të luftojë për të vërtetën.

Sipas procedurës, pavarësisht se vetë Ahmetaj ka konfirmuar largimin nga vendi, pas vendimit të gjykatës, policia nis kërkimet brenda vendit për një afat 3 javor. Nëse i kërkuari nuk e gjendet brenda kufirit, atëherë Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe njoftohen të gjithë agjencitë ligjzbatuese partnere për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Pavarësisht heqjes së imunitetit, ai vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mandatin e humb nëse nuk paraqitet për 6 muaj në Kuvend.