Showbiz

Shuhet aktori Sir Sean Connery, James Bond-i i parë

Bota e kinematografisë në zi. Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, Sir Sean Connery. Aktori skocez ka qenë i pari që ka luajtur rolin e James Bond. Ai ka luajtur 7 filma me Agjentin 007, duke qenë i pari që solli për publikun personazhin triller të filmave me spiunë. Connery ka një karrierë që ka zgjatur me dekada dhe gjithë këto vite janë shpërblyer me çmime të mëdha.

Karriera e tij e aktrimit zgjati për dekada me radhë dhe mori çmime të shumta përfshirë një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Filmat e tjerë të njohur të Sir Sean janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.

Rikujtojmë se në vitin 2000, ai mori titullin Kalorës nga mbretëresha Elizabetë e Britanisë.