Showbiz

Del në shitje rezidenca e Sir Sean Connery, e dini sa kushton ajo?!

Para disa ditësh ndërroi jetë aktori skocez, legjenda që luajti rolin ikonik ‘James Bond’, Sir Sean Connery. Sipas burimeve nga familjarët e tij, aktori po përballej për një kohë të gjatë me një sëmundje. Gjatë vitit 1920, ai ndërtoi një shtëpi afër bregdetit Cap de Nice, e cila u cilësua si ndër më të mirat në Francë. Pasi ai ndërroi jetë, rezidenca ka dalë në shitje për çmimin marramendës, 25 milionë dollarë.

Vendi përmban rreth pesë dhoma gjumi, pishinë dhe tarracë prej së cilës mund të shijohet pamja mbresëlënëse. Shtëpia ishte vendi i preferuar edhe i Coco Chanel, Pablo Picasso dhe Grace Kelly. Kujtojmë se karriera e Connery u pa për 5 dekada, teksa në vitin 1988 fitoi çmimin ‘Oscar’ përmes rolit në filmin “The Untouchables”.

Ai mori çmime të shumta përfshirë një Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes. Filmat e tjerë të njohur të Sir Sean janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.