Bota Botë e Çuditshme

Shuhet dy muaj para ditëlindjes burri më i vjetër në botë!

Ka ndërruar jetë në moshën 114-vjeçare burri më i vjetër në botë, Juan Vicente Perez Mora, i cili jetoi gjatë të dyja luftërave botërore dhe kaloi disa pandemi. Juan Vicente Perez Mora u nda nga jeta vetëm dy muaj përpara ditëlindjes së tij të 115-të. Vdekja u konfirmua nga Freddy Bernal, guvernator i Tachira-s në Venezuelë, ku i moshuari jetonte, sipas Librit të Rekordeve Guinness.

Perez Mora ka lënë pas 11 fëmijë, 41 nipër dhe mbesa, 18 stërnipa e stërmbesa por po ashtu edhe 12 stër-stër nipër e mbesa. Fermeri nga Venezuela u deklarua si më i moshuari i vendlindjes së tij në 2020 dhe zyrtarisht u bë më pas edhe burri më i vjetër në botë në maj të 2022 kur u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness.

Reagimeve të shumta pas vdekjes së burrit më të vjetër në botë iu bashkua edhe presidenti i vendit, Nicolas Maduro.

I dërgoj ngushëllimet e mia familjes së tij dhe të gjithë banorëve të El Cobre, Tachira.

Vicente lindi në vitin 1909 dhe 115-vjetorin do ta festonte më 27 maj.