Showbiz

Shumë shpejt vjen “I Am Paul Walker”

Tabloidi “Deadline” vetëm para pak orësh ka zbuluar se “Paramount Network” është duke xhiruar një dokumentar për jetën e aktorit të ndjerë Paul Walker.

Kjo ide erdhi nga aktori Vin Diesel që ka qenë krahu i djathtë i tij dhe miku i tij më i mirë në “Fast And Furious”. I bazuar në dokumentarin “I Am Heath Ledger”, i njejti format është duke u krijuar edhe për aktorin e ndjerë që u nda nga jeta në vitin 2013 pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Ky projekt do të shfaqë jetën privatë të Paul Walker, familjarët e tij, prapaskenat e xhirimeve, pasionet dhe ëndrrat e tij më të mëdha të cilat fatkeqësisht mbetën përgjysmë. Pjesa kulminante e tij do të zbulojë momente nga aksidenti tragjik dhe se si jeta e të gjithëve ndryshoi pas ndarjes nga jeta të Paul.