Health & Beauty Lifestyle

Si reagon truri kur dikush ju pëshpërit në vesh diçka të bukur…

Neuroshkencëtarët nga Zvicra zbuluan së fundmi se truri ynë është jashtëzakonisht i njëanshëm kur bëhet fjalë për perceptimin e zërave që na japin kënaqësi. Për nevojat e këtij kërkimi lidhur me tingujt, emocionet dhe aparatin tonë të dëgjimit, u zgjodhën për testim 13 persona. Studiuesit, dëgjuan vokalizimet njerëzore të lumturisë nga tri drejtime të ndryshme siç është e qeshura, në mënyrë që të përcaktonin se cila pjesë e trurit reagon më shumë ndaj tyre.

Rezulton se të dy anët e korteksit janë aktivizuar pavarësisht nga drejtimi nga vijnë, me faktin se reagimi neurologjik është shumë më i fortë tek ata të ekzaminuar që “erdhën” nga ana e majtë. Neuroshkencëtarja Sandra da Costa tha se:

Kjo nuk ndodh kur vokalizimet pozitive vijnë nga përpara ose djathtas.

Gjithashtu, ajo shtoi se është vënë re se vokalizimet me kuptim neutral ose negativ nuk kanë një efekt të tillë në anën e majtë. Në kuptimin evolucionar, perceptimi i tingujve është jashtëzakonisht i dobishëm, sepse mbijetesa e njerëzve varej nga drejtimi, intensiteti ose natyra e tingujve.

Megjithatë, me zbulimin e ri dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj tingujve të lumturisë që vijnë nga e majta, shkencëtarët do të duhet të merren me disa pyetje të reja, sepse, sipas tyre, ato janë pak më të vështira për t’u shpjeguar.  Neuroshkencëtarët shpjegojnë se:

Aktualisht nuk dihet se kur shfaqet preferenca e korteksit primar të dëgjimit për vokalizimet pozitive të njeriut gjatë zhvillimit njerëzor dhe nëse është një karakteristikë unike njerëzore.

Por ata shtojnë se nëse doni t’i pëshpëritni gjëra të bukura dikujt dhe t’i lini një përshtypje më të fortë, atëherë bëjeni nga ana e tij e majtë.