Celebrities Gossip Showbiz

“S’ka nevojë të vinte sikur isha unë armikja”, Beatrix ende nuk është sqaruar me Donaldin!

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Megjithatë duket se ditët e fundit raporti mes tyre nuk është si dikur. Të gjithë mund ta shohin qartë një ftohje mes tyre dhe duket se dita-ditës ata po përballen me debate apo krisje në marrëdhënien e tyre. E tillë ishte edhe situata e djeshme.

Beatrix prej ditësh e kanë vënë re këtë gjë dhe menjëherë ja vendosi në dukje. E ku dukej se ata mund të ishin sqaruar me njëri- tjetrin mesa duket nuk qenka kështu. Ditën e djeshme, bukuroshja ka folur me Meridianin dhe ‘i ka qarë atij hallin’.

Jam mërzitur më shumë, sepse disa herë që kemi qenë në diskutime, më ka shtrënguar, nuk më ka lënë. E di unë marrëdhënien me Sarën, por s’ka nevojë të vinte sikur isha unë armikja.

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Edhe pse ky ‘reality-show’ kaq i dashur për publikun shqiptar nisi vetëm me datë 5 tetor të këtij viti, “Big Brother VIP” arriti të jetë termi më i kërkuar në platformën ‘Google’ për vitin 2021. Këtë e ka treguar vetë prezantuesja, Arbana Osmani teksa me anë të një Instastory ka shkruar:

“Big Brother VIP” është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. (dhe të mendosh që nisëm në tetor”.