Showbiz

Skandali i privatësisë, Zuckerberg pritet të japë shpjegime edhe para Parlamentit Europian

Rrjeti social Facebook pak javë më parë u përfshi në një skandal mbi shkeljen e privatësisë të miliona përdoruesëve të dhënat personale të të cilëve ishin përdorur për qëllime politike apo shfrytëzime nga “Cambridge Analytica”, kompania e konsulencës politike në Britani.

Mark Zurckerberg doli në një gjyq të hapur para Senatit të Shteteve të Bashkuara ku ka marrë përsipër fajin për shfrytëzimin e miliona të dhënave personale nga Facebook, ndërkohë që pritet të bëjë të njejtën gjë edhe për “PE”.

BBC ka konfirmuar se krijuesi i këtij rrjeti social e ka pranuar ftesën e Presidentit të Parlamentit Europian, i cili u shpreh se Zuckerberg duhet të japë shpjegime edhe për shfrytëzimin e të dhënave të 500 mijë përdoruesve në Europë.

Ata do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura ndërkohë që një të ngjashëm ai do të mbajë edhe me Presidentin e Francës, Macron.