Showbiz

Solange Knowles heq dorë nga muzika

Motra e vogël e Beyonce duket se ka bërë një deklaratë shokuese në një intervistë të dhënë së fundmi për “Billboard”.

Teksa ka pozuar për numrin e ri të kësaj reviste në disa foto bardhë e zi ajo ka zbuluar se nuk është më e interesuar për muzikën.

Momentalisht ka vendosur të heqë dorë nga karriera e saj muzikore pasi jo vetëm që nuk ndjen frymëzim për prodhimin e këngëve të reja por gjithashtu ky profesion nuk i duket më interesant.

Edhe pse nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë tashmë që është larguar nga muzika, Solange ka theksuar se mund t’i rikthehet përsëri këndimit.

Ky lajm ishte shokues për fansat e saj sidomos pas suksesit që hiti “Seat at the Table” pati. Kjo prurje e 31-vjeçares u rendit në vendet më të mira në “Billboard 200” ku ajo së bashku me “Lemonade” të Beyonce ishin dy motrat e para që shënuan një sukses të tillë brenda vitit.