Showbiz

Solange Knowles njofton ndarjen nga bashkëshorti

Motra e Beyonce, Solange ka vendosur të ndajë me fansat e saj një sekret që e ka mbajtur të fshehtë për disa muaj.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Alan Ferguson janë ndarë në fillimin e këtij viti dhe tani ka ardhur koha që të gjithë ta mësojnë këtë gjë.

Ata kanë qenë bashkë për plot 11 vite 5 nga të cilat të kurorëzuara në martesë. Këngëtarja u shpreh se sëmundja që i prek sistemin imunitar e ka bërë më të ndërgjegjshme për shëndetin fizik dhe mendor.

Këto gjëra e kanë bindur se vendimi i duhur drejt një të ardhmeje të shëndetshme është ndarja nga bashkëshorti.