Celebrities Gossip Showbiz

“Sot 7 vjet fitova…” Çfarë ka ndodhur me çmimin e premtuar të Tunës?

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën u ribashkua pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

Pas ‘rikthimit’, Tuna ka qenë shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk kanë munguar edhe postimet e saj që shpesh kanë bërë bujë. Së fundmi një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar për një eksperiencë të saj në konkursin e kërcimit ‘Dancing With the Stars’ ku asokohe bukuroshja u shpall fituese. Sipas saj, çmimin që i takon si fituese nuk e ka marrë ende ndaj dhe nuk e ka kursyer një postim shumë shumë të drejtpërdrejt.

Sot 7 vjet fitova Dancing With The Stars”. Çmimi i premtuar në opinion ishte një apartament në Tiranë. Garant ende është tu u ndërtu. 

 Kur të gjithë mendonin se mes Tunës dhe Patrisit kishte marrë fund, erdhi e papritura se ata të dy u bënë prindër në maj të këtij viti. Çifti u bënë sërish prindër të një djali të cilin e quajtën Zen, i cili është fëmija i dytë i tyre pas Tianit.

E këngëtarja kurrë nuk ngurron të publikojë portretin e fëmijëve të saj ashtu si shumë mama të showbiz-it.

Të gjithë u emocionuan nga fakti se dyshja Tuna-Dafina u rikthye fuqishëm. Pak kohë kishte që kur dy këngëtaret rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi u kthye në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja zbuloi emrin që nuk e prisnim.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi, por mesa duket tanimë artistet i kanë marrëdhëniet më të mira se kurrë, pasi shpesh të dy vajzat postojnë në rrjete sociale dhe shprehen me fjalët më të mira për njëra-tjetrën.