Aktualitet

Sot do të festonte 43-vjetorin e lindjes, Landi Hysi emocionon me fjalët për Dr.Florin!

Artisti i ndjerë Dr.Flori do të festonte sot 43-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë në vitin 2014. Një ndër miqtë e tij më të mirë ka qenë Landi Hysi, i cili vazhdimisht e kujton me mesazhe prekëse edhe në rrjetet e tij sociale. Edhe në këtë ditë të shënuar Landi ka publikuar një fotografi të “West Side Family” dhe përkrah saj ka shkuar disa fjalë të ndjera.

Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”. Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve. Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori 28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014.

Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas hite që dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin “West Side Family”. 4 vite më parë Landi dhe Armiri publikuan këngën “Beso” në nder të Dr.Florit. Kujtojmë, se Dr.Flori ishte baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit.