Sport

Sot gara për Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1/Verstappen niset i pari!

Austria pret sot garën e 11-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formulës 1. Me 71 xhiro do të zhvillohet duke nisur nga ora 15:00, në Pistën Red Bull, e gjatë 4,3 kilometra, në qytetin Spielberg.

Një ditë më parë, 24-vjeçari Max Verstappen fitoi garën e sprintit në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti i Red Bullit e kaloi i pari vijën e finishit, duke u paraprirë dy makinave Ferrari të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, gjithashtu protagonistë të një dueli të ndezur që në momentet e para.

Vendi i katërt për George Russell, ndërsa pozicionin e pestë e siguroi Sergio Perez, i cili rikuperoi tetë të tilla, pasi u nis nga vendi i 13-të për shkak të dënimit që mori në fund të kualifikueseve.

Ndërkohë, zhgënjeu Lewis Hamilton me Mercedes. Britaniku nuk ia doli të shkonte më shumë se vendi i 8-të, në një ditë tërësisht për t’u harruar për 37-vjeçarin. Gara e Austrisë që nis në orën 15:00, po pritet me padurim nga fansat e të apasionuarit pas garave të shpejtësisë me makina.

Renditja përfundimtare:

1-Max Verstappen (Red Bull)
2-Charles Leclerc (Ferrari)
3-Carlos Sainz (Ferrari)
4-George Russell (Mercedes)
5-Sergio Perez (Red Bull)
6-Esteban Ocon (Alpine)
7-Kevin Magnussen (Haas)
8-Lewis Hamilton (Mercedes)
9-Mick Schumacher (Haas)
10-Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
11-Lando Norris (McLaren)
12-Daniel Ricciardo (McLaren)
13-Lance Stroll (Aston Martin)
14-Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
15-Pierre Gasly (AlphaTauri)
16-Alexander Albon (Williams)
17-Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
18-Nikolas Latifi (Williams)

Jashtë:

Sebastian Vettel (Aston Martin)
Fernando Alonso (Alpine)