Sport

Java e garës në Formula 1!

Pritjes 5-vjeçare i erdhi fundit dhe “Chinese Grand Prix” më në fund kthehet në cirkuit, aty ku rezervoi disa përballje klasike në të shkuarën. Pas garës së Japonisë këto janë 5 temat kryesore që paraprijnë mbërritjen e “paddock” në Shanghai…

1-Fernando Alonso do të qëndrojë

Spanjolli firmosi atë që e quajti kontratën më të gjatë që ka nënshkruar duke konfirmuar qëndrimin te Aston Martin, të paktën deri në vitin 2026 kur do të jetë një 45-vjeçar. Në përfundim të saj Aston Martin ka gati një post drejtues për pilotin nga Oviedo.

2-Kthimi në Kinë

Është e vështirë ta besosh që kanë kaluar 5 vite nga gara e fundit që Formula 1 zhvilloi në Kinë. Por shumë gjëra ndodhën në Botë që nga fitorja e fundit e Lewis Hamilton përpara Valtteri Bottas dhe Sebastian Vettel në bordin e Ferrari-t.

3-Beteja Red Bull vs. Ferrari

Me rregullat aktuale dominimi i Red Bull është më se i dukshëm. Pork a ende disa pista ku kampionët në fuqi kanë limitet e tyre. Nëse Suzuka ka dalë nga kjo kategori, Shanghai është ende aty.

4-Mercedes në kërkim të përgjigjeve

Në përfundim të fundjavës japoneze, Toto Wolff e pranoi se Mercedes është në një fazë rindërtimi dhe po has vështirësi të kuptojë se pse makina nuk është në gjendje të prodhojë shpejtësinë e kërkuar.

5- Kalendari i vitit 2025

Kur jemi në prag të garës së 5-të në sezonin aktual, organizatorët hartuan dhe zyrtarizuan kalendarin për vitin 2025. Në ndryshim nga ky që po zhvillohet ai i vitit të ardhshëm do të startojë më vonë me garën klasike të fillimsezonit.