Sot Nuk Është e Hënë

“Sot Nuk Është e Hënë” nis rrugëtimin e sezonit të dytë!

Emisioni i preferuar i të hënave u rikthye sot, teksa Koloreto Cukali na solli rubrikat që na kanë munguar aq shumë në “Sot Nuk është e Hënë”. Nga ngjarjet më kryesore ‘hard’ dhe ‘soft’, deri te rubrika e librit, aq e preferuar për shumë prej jush.

Koloreto kishte shumë për të komentuar, teksa gjatë kësaj periudhës të pauzës kanë ndodhur ngjarje nga më interesantet. Nga ato sociale, te politike, nga “Për’puthen” te Dua Lipa, Koloreto nuk la asgjë pa përmendur me notat komike apo satirike, që aq shumë e karakterizojnë, por pa lënë mënjanë një gjykim sa më të drejtë në këndvështrimin e tij.

Jo vetëm muzika e mirë që nuk mungoi, por Koloreto solli edhe një libër shumë të veçantë në rubrikën e librit, dhe bëhet fjalë për “Zorba” nga autori kretas Nikos Kazantzakis. Ai gjithashtu solli një pjesë nga libri, të cilin padiskutim jua sugjeron ta lexoni.

Pas ca ditësh, kaloja përsëri nga ai fshat. Ishte mesditë dhe unë shihja, gjoja, të imëta. Armët i kisha lënë në mal. Rashë poshtë në fshat për të blerë bukë, kripë, opinga…

Si Kadare, tregon Koloreto, edhe autori i këtij libri është nominuar për nobel disa herë, plot nëntë. Një shkrimtar grek shumë i vlerësuar i konsideruar gjerësisht si një gjigant i letërsisë moderne greke.

Këto e të tjera, u diskutuan në këtë episod të parë të “Sot Nuk është e Hënë”. Mos harroni të na ndiqni çdo të hënë nga ora 18:00 deri në orën 20:00, në diskutimet për tema shumë interesante, madje me të ftuar që sjellin çështje sociale tepër dinamike.