Showbiz

Streep: “Mariah Carey më zuri vendin në ‘Golden Globes’!”

Mariah Carey i ka zënë vendin aksidentalisht Meryl Streep në çmimet “Golden Globes”. Aktorja fituese e 9 çmimeve të këtij lloji, ka folur për situatën gjatë një interviste për Jimmy Kimmel.

Kur u pyet nëse ishte e vërtetë historia, 68-vjeçarja Streep me humor ka thënë “Ajo zuri vendin tim!”. Meryl rrëfen se kur hyri në sallë pa se këngëtarja ishte ulur afër Steven Spielberg duke ngatërruar tavolinën.

“Ajo më tha: Oh, Zot më detyruan të ulem këtu”. Aktorja thotë se pas pushimit të reklamave, të gjithë ulen ku të gjejnë ndonjë vend të lirë, njësoj si loja e “karriges muzikore”.

Një natë më parë Mariah pranoi gabimin dhe i kërkoi falje në Twitter aktores legjendare. “E dashur Meryl, të lutëm me fal! Mund të ulesh në karrigen time kur të duash” – u shpreh Mariah Carey në statusin e saj.