Love & Sex

Studim/Ky veprim rrit me 48% gjasat për një takim të parë…

Dërgimi i një mesazhi zanor në një bisedë rrit me 48% shanset e një takimi mes dy njerëzve, sipas të dhënave të fundit të kompanisë së të dhënave, Hinge. Më shumë se dy të tretat, gati 65%, e të dashuruarve besojnë se dëgjimi i zërit të dikujt i ndihmon ata të përcaktojnë interesin e tyre. “Ka një personalitet që shfaqet në një mënyrë që nuk mund ta kapësh me një foto ose tekst,”-thotë Moe Ari Brown, një terapist dhe ekspert i marrëdhënieve.

Për brezat e rinj, një mesazh zanor është një hap i mirë drejt ndjenjës dhe idesë se nuk po flisni me një të huaj nga ana tjetër e botës. Një zë tërheqës tingëllon i sigurt, pozitiv dhe tërheqës. Hulumtimet tregojnë se një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ne interpretojmë atë që dikush thotë është përmes tonit të zërit. Shpesh, nuk është ajo që thoni, por mënyra se si e thoni ndikon në tërheqjen, vëmendjen, bindjen dhe respektin nga ana e gruas/burrit për të cilin jeni i/e interesuar.

Nëse doni që të takoni një person përmes një aplikacioni takimesh, provoni të buzëqeshni kur jeni duke folur. Buzëqeshja është një mënyrë natyrale gjatë të folurit që shpesh mund të japë një ton më të ngrohtë zëri në biseda. Tinder është aplikacioni më i popullarizuar i takimeve në botë, me rreth 75 milionë përdorues aktivë çdo muaj. Megjithatë, gjysma e përdoruesve nuk kanë ndërmend të takojnë njerëzit me të cilët bisedojnë.

Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga studiues në Stanford Medicine dhe i publikuar në “Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking”, i cili përfshiu mbi 1300 njerëz dhe zbuloi gjithashtu se pothuajse dy në tre përdorues të aplikacionit janë tashmë në një lidhje apo edhe të martuar. Qëllimi i atyre që regjistrohen në Tinder duhet të jetë të takojnë njerëz të rinj me të cilët të fillojnë një marrëdhënie dashurie ose seksuale. Shumë përdorin aplikacionet e takimeve paksa si mediat sociale, si një burim argëtimi dhe shpërqendrimi, për të rritur vetëbesimin e tyre dhe emocionet pozitive.