Politikë

Tabaku: Kriza e çmimeve zgjidhet duke ndërhyrë në politikat fiskale, buxheti është trajtuar si plaçkë e oligarkëve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar më lidhje me protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Kjo protestë, sipas Tabaku vjen sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Tabaku thotë se zgjidhja mund të vijë, vetëm duke ndërhyrë në politikat e taksave. ‘Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.’- shton deputetja demokrate.

‘Fasada e ndihmës Ramës! Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera. Inflacioni po prek nivele të pamenduara! Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.

Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria i merr për t’ia dhënë PPP-ve. Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit, por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Më pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.

Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!’- shkruan Tabaku në një postim në rrjetet sociale.