Showbiz

Tashmë është zyrtare, Dakota dhe Chris janë çift

Prej javësh aludohej se Dakota Johnson dhe lideri i grupit Coldplay janë në një lidhje dhe kjo gjë është zyrtarizuar ditën e djeshme.

Muajin e kaluar ata u shfaqën së bashku në aeroport, para një jave duke ngrënë një darkë romantike dhe ditën e djeshme janë fotografuar të përqafuar në plazh.

Çifti dukeshin shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit ndëkohë që aktorja e trilogjisë “Fifty Shades” e shoqëron këngëtarin 40-vjeçar në çdo koncert të tij.