Showbiz

Tashmë që lidhja e tyre mori fund, Irina dhe Bradley në betejë për kujdestarinë e vajzës

Javët e fundit fansat e tyre u trishtuan pa masë kur mësuan se Irina Shayk dhe Bradley Cooper i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Edhe pse prej kohësh përflitej se ata ishin në krizë, të gjithë shpresonin se do t’ja dilnin të paktën për hir të vogëlushes së tyre.

Pas 4 vitesh së bashku, dyshja i dhanë fund dhe tani jetojnë në shtete të ndryshme por shumë shpejt priten të nisin procedurat për kujdestarinë e Lea De Seine.

Burime pranë modeles janë shprehur se ajo më në fund po gjen qetësinë e duhur që i ka munguar prej kohësh, kjo edhe për faktin se pranë tyre jetonte edhe mamaja e Bradley, marrëdhënia me të cilën ka qenë mjaft e komplikuar.