Showbiz

Të gjithë e krahasojnë me ish bashkëshorten e Channing Tatum, reagon për herë të parë Jessie J

Prej javësh tashmë këngëtarja britanike Jessie J është në një lidhje dashurie me aktorin e “Magic Mike”, Channing Tatum. Këtë vit aktori i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me aktoren dhe kërcimtaren Jenna Dewan dhe shumë pak kohë më pas nisi një aventurë të re me këngëtaren.

I gjithë rrjeti dhe media rozë javët e fundit kanë bërë dy yjet, kryefjalën e lajmeve duke krahasuar ngjashmërinë e tyre dhe duke bërë sondazhe ku publikut i kërkohet të zgjedhë se kush është më e bukura dhe më e përshtatshmja për Tatum.

Me anë të disa postimeve në platformat e saj, Jessie J ka reaguar për herë të parë duke thënë se është e lodhur nga këto krahasime të kota që i krijojnë pasiguri fansave të tyre rreth vetes dhe mënyrës se si duken.

“Kam lexuar pa fund artikuj javët e fundit ku unë krahasohem me një grua shumë të bukur. Gjithë jetën time kam luftuar që të jem dhe të dukem vetëvetja. Asnjë nga këto artikuj nuk është edukues, përkundrazi japin një mesazh kaq negativ për femrat” ,-shkruan ajo ndër të tjera në deklaratën e saj.