Aktualitet

Të shtëna me armë në Librazhd, plagoset një person!

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar pak më parë në Librazhd të Elbasanit.

Pas një konflikti të çastit, autori ka qëlluar nga makina me armë drejt një lokali ku ndodhej shënjestra. Plumbi ka kapur rikoshet një person të tretë i cili gjendej në lokal.

Mësohet se ai është plagosur në këmbë dhe po dërgohet në spital për trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën

Pas të shtënave, autori është larguar drejt vendit të ngjarjes me mjetin e tij. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i personave të përfshirë në sherr.

Ndërkoh policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.