Celebrities Gossip Showbiz

“Të uroj më të mirat engjëlli im!” Morena Taraku ka një dedikim për dikë shumë të veçantë!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Pak më parë bukuroshja me anë të një postimi në Instastory, në fakt nuk na e tërhoqi vëmendjen me ndonjë postim ku duket seksi ashtu si gjithmonë, por me një dedikim shumë të ëmbël që ka bërë për nipin e saj me rastin e ditëlindjes së tij. Krahas një fotoje ku shfaqet duke përqafuar vogëlushin ajo ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen dashuria e hallës, të uroj më të mirat engjëlli im Alk. Dashuria ime

Disa kohë më parë Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Postimet më të fundit të Morenës na kanë shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai prej partnerit të saj pasi teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.