Celebrities Showbiz

Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Ardit Çunit…

Ardit Çuni njihet gjerësisht për publikun shqiptar si një këngëtar, por njëkohësisht dhe producent i shumë projekteve muzikore të këngëtarëve më në zë të tregut tonë. Arditi momentalisht është duke shijuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Edhe pse ai u votua si më pak i preferuari në krahasim me banorët e tjerë dhe publiku nëpërmjet votimit vendosi që ai të mos e vazhdonte më lojën, Arditi  siguroi biletën e tij të kthimit sërish në shtëpi.

Nga ana tjetër edhe pse ndonjëherë banorët e tjerë i kundërvihen atij në situata të caktuara, kryesisht ata u lumturuan kur ai u kthye përsëri për të vazhduar lojën aty ku e la. Le të themi se Arditit iu plotësua ëndrra edhe njëherë tjetër, kujtojmë këtu emisionin e parë kur u prezantua klipi i tij dhe u kuptua se sa shumë e dëshironte dhe po e priste një eksperiencë të tillë. Për Arditin u diskutua gjatë edhe ditën e dielë gjatë “Big Brother VIP Fan Club” në Top Channel.

I ftuar në studio ka qenë dhe vëllai i Arditit, Jetmiri. I pyetur se pse mendon ai që të gjithë banorët janë kundër tij, Jetmiri mendon se ata janë kundër pasi Arditi thotë gjithmonë të vërtetën. Gjithashtu sipas tij banorët po ushtrojnë presion ndaj tij sepse e shohin një konkurrent shumë të fortë. Madje ai hodhi dhe akuza të forta, të pabazuara se çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe Arditi është i vetmi që po bën lojë të pastër aty brenda, sigurisht sipas tij.

Nga ana tjetër, kjo na ka sjellë në mendje disa kompetiocione të tjera ku Arditi ka marrë pjesë. Në vitin 2019, ai pati një debat që në atë kohë bëri bujë me Eneda Tarifën. Eneda i ka dhënë atij 0 pikë gjatë Këngës Magjike dhe kaq mjaftoi që Arditi të shpërthente duke thënë se sipas tij kjo ishte një padrejtësi dhe çdo gjë nisi nga mosvlerësimi i Enedës, që Arditi këmbënguli fort që këngëtarja e kishte pëlqyer aq shumë këngën e tij, sa vetë ajo e kishte postuar në Instagram. Tjetër padrejtësi ndaj tij apo vetëm fat i keq?

Gjithashtu një ngjarje e tillë ka ndodhur dhe më parë. Po të kthehemi pas në vitin 2015, Arditi bëri një tjetër deklaratë. Në një intervistë të dhënë për një blog të huaj të Festivalit të Eurosong, Ardit Çuni ka shprehur edhe kundërvënien e tij për Festivalin e Këngës së RTSH. Duke deklaruar mospjesmarrjen e tij në këtë festival Arditi u shpreh se:

Të jem përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision është një nga endrrat e mija më të mëdha. Por këtë vit mendova të mos konkuroj pasi në Festivalin e Këngës, juria kryesisht ka një mentalitet vërtet shumë të vjetër dhe është e mbushur me korrupsion.

Diçka tjetër që të bën përshtypje është fakti që Arditi cilësohet edhe si një infuencer. Po të vësh re Instagramin e tij do të shohësh që vërtet ai ka udhëtuar në shumë vende. Madje ai ka deklaruar se ikën në Borcelonë pa paguar gjë, vetëm sepse është influencer. Por këtu ka një ngërç, Arditi nuk ka asnjë foto të postuar në Barcelonë. Por ka shumë postime të tjera në vende si Budapest, Paris apo Itali dhe që vërtet ka bërë ‘tag’ marka veshjes apo faqe të tjera. Mos ndoshta Arditi po e përdor këtë si një lloj karte për t’u dukur mirë në sytë e publikut? Rikujtojmë se ai e përdori njëherë biletin e tij të kthimit, nëse del sërish, herët apo vonë, Arditi nuk do të ketë më mundësinë për t’u kthyer në shtëpi.