Aktualitet

Tempulli 2/ Publikohen emrat! 46 të arrestuarit për shpërndarje të lëndëve narkotike lihen në burg, dy gra në arrest shtëpie!

Dalin përpara togave të zeza 5 nga 32 të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Gjykata e Vlorës vendosi që për 3 prej tyre të ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpi ndërsa dy të tjerë të lejë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.

Jurgen Mustaj arrest me burg

Detan Meçaj arrest në shtëpi

Edmond Mustaj arrest me burg

Eduard Musai arrest në shtëpi

Ervi Rrapaj arrest në shtëpi

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Vjola Canaj në seancat gjyqësore të kryera ditën e sotme. Kanë qenë dy seanca gjyqësore të zhvilluara për caktimin e masës së sigurisë kundrejt këtyre shtetasve. Masat e tjera të sigurisë për personat e mbetur pritet të zhvillohen përgjatë të enjtes dhe të premtes.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka lënë në burg 46 të arrestuarit, nga 48 gjithsej, të cilët u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Si rezultat i megaoperacionit Kombëtar kundër lëndëve narkotike janë arrestuar 273 persona, ndërsa janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale.

Policia ka zhvilluar operacione pothuajse në të gjithë territorin, ndërsa janë sekuestruar drogë, shuma parash, drogë të llojit kanabis, heroinë dhe kokainë, armë të ndryshme dhe municion.