Showbiz

“The Chainsmokers” gati për të lançuar projektin më të ri muzikor

Pak orë më parë grupi i famshëm i Dj-ve dhe producentëve amerikanë, lajmëruan nëpërmjet një postimi në platformat sociale se ditën e nesërme do të lançojnë projektin më të ri muzikor.

Me anë të një video-je 14 sekonda fansat e tyre mund të dëgjonin pak nota melodike dhe zërin e Wina Oak.

Alex Pall dhe Andrew Taggat u shprehën se kjo këngë do të jetë mjaft e ngjashme me hitin e fundit të tyre “Sick Boy” dhe premtojnë se do të pëlqehet shumë nga fansat të cilët asnjëherë nuk kanë mbetur të zhgënjyer nga puna e dyshes.