#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Bes Kallaku: “E fiksuar, Xhensila kontrollon çdo detaj mbi dasmën”

Nuk mund të mungonte aktori i humorit Besart Kallaku në #thuajemepepsi pasi ai dhe Xhensila Myrtezaj po përgatiten për dasmën madhështore që do të mbajnë më 1 shtator.

Me shumë humor Besi na ka treguar se çdo detaj të organizimit të dasmës ja ka lënë në dorë Xhensilës pasi kjo e fundit është ‘e fiksuar’ që të gjitha gjërat të jenë në perfeksion. Edhe pse vetëm pak javë e ndajnë atë nga momenti që do të thotë ‘po’, momentalisht Besi nuk po bën asgjë tjetër veçse të lutet që ditën e dasmës të mos bjerë shi ndryshe do të ishte katastrofike.

Çifti ka deklaruar edhe më parë se çdo gjë në ceremoninë e tyre do të jetë e kuruar deri në detaje dhe se dasma nuk do të ketë një por dy. Një ceremoni shkon për shoqërinë e gjerë dhe miqtë e ngushtë ndërsa tjetra vetëm për familjarët.