#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dasara Karaiskaj: “Ja personazhi vip që nuk do ta intervistoja më kurrë”

Moderatorja Dasara Karaiskaj u bë pjesë e #thuajemepepsi në episodin e 18-të tij ku na zbuloi detaje shumë interesante sa i përket punës së saj si gazetare.

Fillimisht ajo rrëfeu se gjatë gjithë sezonit të verës do të jetë e angazhuar me punë ku do të sjellë risi në emisionin e saj. Teksa po tregonte për intervistat e saj të cilat komentohen shumë nga publiku por edhe nga media e shkruar, Dasara na zbuloi edhe personazhin për të cilin nuk do ta merrte më mundimin për ta intervistuar.

Gazetarja rrëfeu se personazhi me të cilin ka harxhuar kohën kot duke e intervistuar ishte pikërisht reperi i famshëm nga Kosova, Majk. Ajo tregoi se intervista me Majk ishte e mërzitshme dhe shumë e kufizuar nga përgjigjet e shkurtra pohuese e mohuese të tij.

Dasara gjithashtu theksoi se para intervistës me reperin, ai i kërkoi të mos e pyeste për jetën e tij private edhe pse kjo e fundit në të vërtetë nuk është aspak e tillë.

Një ndër pyetjet që Majk nuk e mirëpriti aspak, kishte të bënte me ngjashmërinë e stilit të këngëve të tij me ato të Maitre Gims të cilës ai i’u përgjigj vetëm me një ‘hmmm’.

Sa i përket personazhit të famshëm që Dasara do ta intervistonte gjithmonë me shumë dëshirë është Aurela Gaçe pasi sipas saj, këngëtarja është gjithmonë e çiltër, e lirëshme dhe thjesht vetëvetja.