#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dj Sardi: “Ja përse nuk u bëra pianist”

Ai është një ndër Dj më të famshëm në Shqipëri i cili ka 17 vite që bën muzikë e megjithëse e kemi parë shpesh në media dhe programe muzikore pak e dinë se ai ka studiuar edhe piano.

Dj Sardi ishte sot në #thuajemepepsi me të qeshurën e tij karakteristike, për të na zbuluar detaje që publiku dhe fansat e tij nuk i dinin.

Ai rrëfeu se e gjithë jeta e tij i është dedikuar shkollës, ka një diplomë për degën e ekonomisë edhe atë të juridikut por edhe një në piano. Sardi tregoi se piano është pasioni i tij më i madh dhe krahas liceut ka vazhduar edhe Akademinë e Arteve për ta mjeshtëruar këtë vegël muzikore kaq klasike.

I pyetur se përse nuk është bërë pianist, përgjigja e tij i ka habitur të gjithë. “Isha shumë i turpshëm” ,-tregoi ai për mikrofonin e #thuajemepepsi.

Sardi shtoi se ditën kur kishte saxho në shkollë, ai zinte vendin e fundit në auditorin e madh në mënyrë që të gjithë studentët e tjerë të performonit të parët dhe pasi salla të boshatisej, të mbetej vetëm ai dhe pedagogu vlerësues.