#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Enxhi Cuku lë të dashurin për aktrimin?!

E ëmbla Enxhi Cuku ishte sot në #thuajemepepsi së bashku me modestinë e saj.

Aktorja e cila momentalisht është e angazhuar me moderimin dhe radion ka rrëfyer se pasioni i saj më i madh dhe i vetëm është pikërisht aktrimi.

Bukuroshja rrëfeu se aktrimi është puna e saj ideale që në të ardhmen mund t’i sigurojë të ardhurat dhe se për të do të sakrifikonte çdo gjë.

E pyetur me shumë humor nëse do ta linte të dashurin për këtë ëndërr të sajën ajo u përgjigj me ‘Po’ nëse partneri do ta pengonte të ishte e pavarur apo të mos ishte mbështetës i talentit dhe pasionit të saj.