#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Ervin Kurti: “Ja pse vip-at mashtrojnë”

Në emisionin #thuajemepepsi këtë të mërkurë ishte i ftuar opinionisti i “Top Show” , Ervin Kurti.Pas një eksperience 15-vjeçare në fushën e showbiz-it, Ervini ka treguar se nëse do të kishte mundësinë të ndryshonte diçka në ekranet tona do të ishte vërtetësia.

Me shumë humor ai ka treguar një episod kur i duhej të bëntë një hulumtim mbi mënyrën sesi ushqehen vip-at, njohu njerez të famshëm që pinin konjak që në orët e para të mëngjesit e megjithatë publikisht jepnin mend sesi të ushqehesh shëndetshëm.

Kjo sjellje sipas gazetarit lidhet me faktin se imazhi që vip-at tanë duan të japin është ai i njerëzve të rregullt sepse në të kundërt humbasin interesin e publikut për t’i ndjekur.

Ervini gjithashtu shtoi se shumë personazhe publike kanë frikë të shfaqen siç janë realisht pasi janë të kompleksuar nga mënyra sesi do t’i gjykojë publiku.