#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kejsi Tola zbulon pjesën e trupit që do të donte të ndryshonte

E ftuara e këtij episodi të #thuajemepepsi ishte këngëtarja simpatike Kejsi Tola.

Për herë të parë në këtë program radiofonik ajo na zbuloi se ndihej shumë e emocionuar që u bë pjesë e tij. Kejsi na rrëfeu se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja muzikore të cilat do të mbeten surprizë edhe për pak kohë.

Bukuroshja gjithashtu na zbuloi sesa e veçantë ishte eksperienca e saj në “The Voice Kids 2” si ‘vocal coach’. Fillimisht ishte disi e frikshme të punuarit me fëmijët pasi për të ishte hera e parë por pasi nisi të mësonte artistët e vegjël, ajo u dashurua me këtë spektakël.

Teksa ka folur edhe për verën, pushimet dhe të mbajturit trupin në formë, Kejsu zbuloi edhe pjesën e trupit të cilën falë palestrës po përpiqet ta ndryshojë.

Ajo tha se pjesa që do të donte të ndryshonte menjëherë është barku të cilin që në vegjëli e ka pasur pak problem. Sa i përket anës tjetër të medaljes, pjesa e trupit që i pëlqen më shumë janë këmbët.

Kejsi Tola tregoi se për këmbët e saj ka marrë shumë komplimente nga njerëzit dhe fansat madje edhe nga publiku në “Eurovizion”.