#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Luana, së shpejti me tre bashkëpunime

Ajo është shndërruar në një ndër personazhet më të dashur të ekranit të Top Channel por duket se Luana po ecën mjaft mirë edhe në fushën e muzikës.

E ftuar në #thuajemepepsi, Luana ka folur për projektin e saj më të ri muzikor si edhe për planet që ka në të ardhmen.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka publikuar “Benzina”, moderatorja bukuroshe ka paralajmëruar edhe 3 projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë bashkëpunime. Luana nuk ka preferuar të japë detaje të mëtejshme sa i përket këtyre projekteve por premton që nuk do t’ju zhgënjejë.

Luana ka folur paksa edhe për përgatitjen e saj për sezonin e ri në Top Channel por gjithashtu ka preferuar ta mbajë surprizë se në cilin program do ta shohim së shpejti.