#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, të rinjtë shqiptarë ndajnë eksperiencat më qesharake që kanë përjetuar në një takim romantik

Në #thuajemepepsi krahas temës së ditës se cilat janë ato gjëra që djemtë dhe vajzat nuk duhet të bëjnë kurrë në takimin e parë është folur edhe për eksperiencat më të çuditshme e të sikletshme që të rinjtë shqiptarë kanë përjetuar gjatë një takimi romantik.

Shumë të rinj të moshave të ndryshme kanë ndarë me dëgjuesit e emisionit detaje nga takimet e tyre më të çudistshme dhe qesharake. Një djalë 22-vjeçar ka treguar se takimi i tij i parë me një vajzë shkoi si mos më keq kjo, pasi shoqja e tij qëndronte gjatë gjithë kohës duke bërë selfie dhe nuk përfshihej thuajse fare në bisedë.

Një tjetër intervistues është shprehur se gjatë një takimi romantik ish e dashura e tij u shfaq papritmas në tavolinën e tyre duke u prezantuar si motra e tij. Për djalin ky incident ishte i frikshëm dhe shpreson të mos përsëritet më kurrë.

Sa i përket vajzave një ndër to është shprehur shumë e lënduar kur ka treguar se shoqëruesi e saj për të cilin ajo kishte shumë simpati tregoi interes për miken e saj të ngjushtë e jo për të. Një 23-vjeçare ka treguar me shumë humor sesi djali me të cilin shkoi të hante drekë u zhduk papritmas duke i lënë asaj të paguante faturën e cila ishte më e kripur se ushqimi që kishin konsumuar.