#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, sipas të rinjve Shqiptarë, ja çfarë kurrë nuk duhet të bëni në takimin e parë…!

Emisioni #thuajsemepepsi ndryshe nga puntatat e tjera ku ka pasur të ftuar që kanë bashkëprezantuar krah Dojna Memës, këtë radhë koha ju kushtua dëgjuesëve të cilët së bashku me moderatoren kanë diskutuar mbi temën se cilat janë gjërat që nuk duhen bërë kurrë në takimin e parë.

Gjthashtu në emision janë transmetuar edhe intervista ku të rinjtë shqiptarë kanë shprehur mendimin e tyre se çfarë janë ato gjëra që vajzat dhe djemtë nuk duhet të bëjnë kurrë në takimin e parë. Ata kanë treguar se në takimin e parë nuk duhet folur kurrë për të shkuarën sepse do të duken shumë të dëshpëruar. Dikush tjetër është shprehur se djemtë duhet të tregohen seriozë dhe jo shumë të lëvizshëm në mënyrë që të krijojnë opinion pozitiv tek vajza që i shoqëron.

Një tjetër këshillë për djemtë është që të mos shfaqen të pirë në takimin e parë e sa i përket vajzave ato nuk duhet të vonohen duke harxhuar shumë kohë për t’u rregulluar para pasqyrës. Disa detaje të tjera të rëndësishme për të dyja palët është që të mos kalojnë kohë duke u marrë me telefonin e tyre gjatë takimit dhe të mos veshin rroba të ekzagjëruara.