Aktualitet

Tiranë, çahet tubi i gazit në një karburant në rrugën ‘Sadik Petrela’! Evakuohen banorët në zonë

Çarja e një tubi gazi në një pikë karburanti në Shkozë, ka shkaktuar rrjedhje gazi në zonën përreth. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, ku është çarë një tub gazi i një karburanti.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rruga që të çon drejt pikës së karburantit është bllokuar nga policia, deri në normalizimin e situatës.