Aktualitet

Tiranë, nis fushata sensibilizuese e Policisë Rrugore dhe “Fundjavë Ndryshe”/Jepen mjete shkollore falas!

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë ndërmarrë një nismë për sensibilizimin e nxënësve mbi rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Përveç informimit me broshura mbi rregullat e qarkullimit rrugor, nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Baldushkut, Petrelës e Bërzhitës, iu dhuruan dhe çanta e mjete shkollore.

Fushata sensibilizuese jep disa këshilla mbi rregullat e qarkullimit rrugor për nxënësit, për një të ardhme të sigurt.

1.Mos luani rreth mjeteve të parkuara.

–  Nëse ju luani, luani në vende të sigurta.

2.Mos harroni! Kur lëvizni me biçikletë, gjithmonë vendosni kaskën mbrojtëse. Ajo u mbron.

3.Kujdes!!

-E kuqe: Ndalon lëvizjen.

-E verdha: Nuk ndërpritet rruga. Në qoftë se keni filluar lëvizjen, mund të shkoni deri në anën tjetër.

-E gjebër: Rrugë e lirë, mund të kaloni.

4.Gjithmonë kaloni atje ku ka rrugë kalimi për këmbësorët (vijat e bardha). Kështu evidentoni rreziqet.

5.Kur udhëtoni me makinë vendosni rripin e sigurimit. Kërkojuani këtë edhe prindërve dhe të afërmve tuaj.

6.Nëse jeni në rrugë dhe ndodh diçka, mos nguroni, kërkoni ndihmë. Kështu mund të shpëtoni veten dhe të tjerët.

Të gjithë së bashku që fëmijët tanë të ecin të sigurt drejt së ardhmes!