Showbiz

Tom Hardy bëhet baba për herë të tretë, ja kuptimi i veçantë i emrit të foshnjes

Tom Hardy dhe bashkëshortja e tij Charlotte Riley janë bërë prindër për herë të dytë dhe dyshja nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Mësohet se emri i djalit të porsalindur quhet Forrest dhe ky emër ka një vend të veçantë në zemrën e bashkëshortes së aktorit. Charlotte gjithmonë e dashur filmin “Forrest Gump” me protagonsit Tom Hanks dhe për këtë arsye edhe djali i tyre u pagëzua me këtë emër.

Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk dëshiron t’i shfaqë fëmijët e tij në media duke u treguar një baba vërtetë hermetik. Krahas dy fëmijëve me bashkëshorten e tij, Tom Hardy ka edhe një djalë të tretë nga një marrëdhënie e mëparëshme.