Aktualitet Travel

“Traveling Lifestyle”: Në Shqipërinë ku mund të pushoni si “mbret”!

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit nga e cila do të dëshironit që të hiqnit dorë? Mos u shqetësoni, se ne kemi një zgjidhje! Në fakt, ne kemi disa të tilla. Kështu shkruan Daniela Kankova në revistën amerikane “Traveling Lifestyle” duke patur në mendje Shqipërinë dhe kjo në kohën kur nuk ka ditë që vendit tonë të mos i bëhet jehonë në mediat e portalet e huaja, si destinacioni ideal për të kalur pushimet verore e jo vetëm.

Pas disa kërkimesh ne hartuam një listë me gjashtë destinacionet më të lira në Europë për pushime në vitin 2024 kur dhe mund të pushoni si “mbret”.

Dhe në krye të sugjerimeve, gjithnjë është ajo… Riviera Shqiptare e njohur edhe si “Bali Europian” e që vijon të tërheqë një numër përherë e më të madh vizitorësh të huaj.

Riviera Shqiptare

Shpesh e referuar si Bali Europian, Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë udhëtarëve vitet e fundit. Shqipëria ofron plazhe mahnitëse e ujëra të kthjellët bruz dhe vija e saj bregdetare, po ashtu është “e veshur” me resorte të shkëlqyera, me restorante e me atraksione kulturore. Por, e gjithë kjo me një kosto të përballueshme në krahasim me destinacionet e njohura mesdhetare.

Çmimi mesatar për një dhomë hoteli shkon nga 40 deri në 90 dollarë. Një vakt në një restorant të lirë kushton 10 dollarë. Një birrë në një bar kushton 3 dollarë. Për më tepër, plazhet e Shqipërisë, ende nuk janë të mbipopulluara me turistë.

Ndaj nxitoni të rezervoni udhëtimin tuaj përpara se udhëtarët të njihen me këtë perlë të fshehur mesdhetare, Rivierën Shqiptare.

Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve më të lira në Europë për t’u vizituar në verën e vitit 2024. Të tjera vende përfshijnë plazhe të Turqisë, Bullgarisë, Portugalisë, Malit të Zi e Greqisë, këto dy të fundit, vende fqinje me Shqipërinë.

Më poshtë, lista e hartuar nga revista amerikane “Traveling Lifestyle”:

Riviera Shqiptare/Shqipëri

Alanya/Në Turqi

Sunny Beach/ Në Bullgari

Algarve/ Në Portugali

Budva/ Në Malin e Zi

Kreta/ Në Greqi