Celebrities Gossip Showbiz

Trixa-s i mungon vetja e saj dikur dhe nuk do ta besoni arsyen përse!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Bukuroshja tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe postimet në Instagram duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Së fundmi Trixa është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa foto të vetes së saj para disa kohësh, kur bukuroshja kishte një trup më të hollë dhe peshonte më pak kilogram. Duket se këngëtares i mungon vetja e asaj kohe dhe dëshiron përsëri të ketë po të njëjtin fizik si atëherë pasi shkruan:

                    Nuk e di domethënë

              Si nuk më merrte era aq e dobët 

             E dua këtë përsëri…..

Vetëm pak kohë nga projekti i fundit muzikor, i cili titullohet ‘Vonë’ duket se Beatrix po përgatit suprizën e rradhës. Me një postim në ‘Instastory’, ajo ka treguar se është duke punuar për projektin e ri muzikor dhe ka shpërndarë një demo të këngës , e cila është postuar disa muaj më parë, por deri tanimë Trixa nuk e ka publikuar atë dhe është shprehur se i duhej edhe pak kohë.