Celebrities Gossip Showbiz

Tuna na prezanton me dy ‘dostat’ e jetës!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Pak orë më parë më parë me anë të një Instastory, këngëtarja ka postuar disa video të djalit të saj Tian dhe një vogëlusheje që mund të jetë pjesë e familjes së saj. Krahas Instastory-t të publikuar, Tuna i ka konsideruar si dy ‘dostat’ e jetës së saj!

Dy dostat e jetës gjithmonë në element. Kjara & Tian

Ditën e djeshme, Tuna ka performuar në koncertin “Krejt Bashkë”, që u mbajt në Prishtinë, i organizuar për përkrahjen e të drejtave të komunitetit ‘LGBT’ që jeton në atë vend, duke treguar kështu edhe mbështetjen e saj ndaj këtij komuniteti.  Kjo lëvizje ka për qëllim të arrijë pranimin në shoqëri të personave që kanë orientime të caktuara seksuale, lirinë e tyre dhe barazinë e mosdiskriminimin.

‘Kthehna’ është bashkëpunimi me The Victor, i cili riktheu këngëtaren në tregun muzikor. Deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.

Vëmendje të madhe ka pasur dhe jeta e saj personale mes Tunës dhe Patrisit, ku ata kanë treguar se nuk janë më bashkë dhe për faktin se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme, pasi Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’, duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata janë bashkë.