Celebrities Gossip Showbiz

Tuna në bashkëpunim me këngëtarin e njohur?

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

‘Kthehna’ dhe ‘Melaqe’ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak ditë më parë, artistja ka ndarë me ne një postim në llogarinë e saj në Instagram ku duket me një ‘look’ shumë të veçantë që ngjason me atë të një videoklipi dhe krahas ka shkruar ‘A je’ që mund të jetë titulli i projektit të radhës.

Mirëpo, nëse nuk jemi ende të sigurt për titullin e këngës mund të themi se nga burime për Prive, projekti i radhës nga bukuroshja ku është e ftuar është në duet me Skerdin, i cili është gjithashtu dhe producenti i këngës.

Vetëm pak javë pasi lansoi bashkëpunimin me The Victor, Tuna publikoi ‘Melaqe’, projekti që bashkoi artisten me Fifin dhe që duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.