Showbiz

Tuna reagon për herë të parë pas lajmeve mbi shtatzëninë

Pak ditë më parë në median rozë qarkulluan foto të këngëtares Tuna e cila gjatë performancës në një festival u shfaq më barkun e rrumbullakosur.

Sigurisht, menjëherë nisën aludimet dhe shkrimet e shumta se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të dytë por paqartësia e fotove na lë nën hijen e dyshimit.

Tuna ka reaguar për herë të parë duke shtuar edhe më shumë dyshimet sesa të sqarojë se si qëndron e vërteta.

“Gostivar faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS: A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!…stay tuned” -shkroi ai në postimin e disa fotove në Instagram.

A është këngëtarja vërtetë shtatzënë apo janë këto disa kile që i ka shtuar gjatë karantinës dhe do ikin shpejt?! Kjo mbetet të zbulohet në të ardhmen e afërt.