Aktualitet

U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici! (VIDEO)

Pas videos së kthyer në virale duke qarkulluar me shpejtësi, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nis hetimet për kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Në këtë video, pushtetari vendor është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.

Video është e gjatë më shumë se dy minuta e daton 6 qershorin 2023.  Për momentin dihet vetëm se SPAK-u ka nisur hetimet duke regjistruar kryesisht procedimin penal. Në zgjedhjet vendore të 14 majit, Safet Gjici mori mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Kukësit, duke fituar përballë rivalit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin i cili është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, çka përbën një fakt të papranueshëm pasi është zyrë e një institucioni si Bashkia.