Showbiz

U prek nga COVID-19, Ellen DeGeneres thyen rregullat?!

Disa ditë më parë, prezantuesja e njohur Ellen DeGeneres ka publikuar një postim në rrjetet sociale, e cila deklaroi se ishte infektuar me COVID-19.

Komedianja amerikane së fundmi është fotografuar jashtë pa maskë, vetëm nëntë ditë pas njoftimit për koronavirusin.

Pavarësisht nga njoftimi për virusin, Ellen raportohet se ka përfunduar karantinimin dhe po testohet rregullisht për të qenë më e sigurt.

Sidoqoftë, CDC ka rekomanduar një maskë në ambiente publike si masë mbrojtëse e koronavirusit. Ellen ndërkohë javën e kaluar bëri të ditur se ka kontraktuar virusin, mirëpo ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Përshëndetje të gjithëve. Dëshiroj të ju tregoj të gjithëve se kam rezultuar pozitive me COVID-19. Jam duke u ndjerë mirë momentalisht. Qëndroni të sigurt.

Por mesa duket ajo nuk po i zbaton rregullat ashtu siç duhet.