Celebrities Gossip Showbiz

U shpreh se nuk kishte folur kurrë me të, por e mbështet që çke me të! Alban Ramosaj bën veprimin e papritur ndaj Donaldit…

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Lidhur me këtë ka folur dhe i vëllai i Trixa-s, Albani para një jave në “Pardon My French”, ekskluzivisht për TAR. Këngëtari u shpreh:

Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të… 

Por, duket se ecuria e marrëdhënies mes Trixa-s dhe Donaldit ka bërë që Albani të mbështesë marrëdhënien mes tyre ose të paktën atë na ka lënë të kuptojmë. Ky i fundit së fundmi ka shtuar në listën e personave që ndjek në Instagram edhe Donaldin.

Rikujtojmë se, në një prej shumë situatave që ndodhën në spektaklin e mbrëmjes së djeshme një ndër to ishte dhe deklarata e dashurisë që Beatrix dhe Donaldi dhanë për njëri- tjetrin. Edhe pse nuk është hera e parë, dyshja sa vjen dhe e tregojnë më shumë se duhen.