Celebrities Gossip Showbiz

U tërhoq nga aktrimi dhe i zhgënjeu të gjithë fansat e tij, Ryan Reynolds zbulon arsyen pse!

Së fundmi, aktori i njohur Ryan Reynolds zbuloi se do të largohet për pak kohë nga aktrimi. Përmes rrjetit të tij social, Instagram, 44-vjeçari postoi disa foto nga prapaskenat e filmit të tij të ardhshëm “Spirited” dhe deklaroi se:

Ky është një përfundim për mua në ‘Spirited’. Nuk isha i sigurt se do të isha gati t’i thoja po një filmi sfidues tre vjet më parë. Këndimi, vallëzimi dhe loja në kutinë e rërës me Will Ferrell bëri realitet një ëndërr të madhe. Dhe ky është filmi im i dytë me @octaviaspencer të madh… Koha perfekte për pak pushime nga bërja e filmave. Do të më mungojë çdo sekondë duke punuar me këtë grup krijuesish dhe artistësh të talentuar. Këto ditë, mirësia ka rëndësi po aq sa talenti. Kam pasur fatin të punoj me njerëz që i kanë patur të dyja.

Ryan ndërkaq në një intervistë për ‘Hollywood Reporter’ tregoi se ky vendim ishte për shkak të familjes së tij.

Unë thjesht po përpiqem të krijoj pak më shumë hapësirë për familjen time. Për mua është e rëndësishme të kaloj kohë cilësore me fëmijët e mi para se ato të jenë adoleshentë dhe të më urrejnë.

Rikujtojmë, gjithashtu se artisti ka zbuluar së fundmi problemet e tij me ankthin. Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Ryan u shpreh se arsyeja pse vendosi të flasë ishte kryesisht për shkak të vajzave të tij, James, Inez dhe Betty.