Showbiz

U tha se do të tërhiqej nga muzika, Cher flet për herë të parë

Ajo është 72-vjeçe dhe ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Prej javësh tashmë në media qarkullon lajmi se këngëtarja legjendare Cher është gati t’i japë fund karrierës së saj muzikore.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Cher i ka përgënjeshtruar këto aludime duke thënë se ajo do të ngjitet në skenë derisa forcat ta lënë dhe të mos mundet më.

Momentalisht ajo është në turneun e saj muzikor “Dancing Queen” për të promovuar koverat e “ABBA”, si pjesë e serisë së dytë të filmit “Mamma Mia”.