Bota Celebrities

Udhëtimi i fundit, kortezhi me arkëmortin e Mbretëreshës mbërrin nga Balmoral në Edinburgh

Sot arkëmorti i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth la kështjellen e saj të dashur Balmoral, duke nisur kështu udhëtimin e fundit.

Kortezhi bëri një udhëtim prej 6 oresh deri në Edinburgh, teksa kaloi përmes Aberdeen dhe Dundee.

Mijëra njerëz kanë dalë në rruge, teksa monarkja e tyre po përcillet në pallatin ‘’Holyroodhouse’’.

Çfarë ndodh kur arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II arrin në Edinburg?

Arkivoli që mban trupin e Mbretëreshës arriti në Edinburg, ku do të lejojë publikun skocez të bëjë nderimet e tyre deri të martën në mbrëmje.

Destinacioni i parë është Pallati i Holyroodhouse ku rojet e nderit nga Regjimenti Mbretëror i Skocisë, do të kryejnë përshëndetje mbretërore në oborr.

Arkivoli do të transferohet nga ushtria për në dhomën e fronit të pallatit. Ngjashëm me mënyrën se si u vendos arkivoli në një sallë në Balmoral, ashtu do të qëndrojë në dhomën e Fronit për të lejuar stafin e shtëpisë t’i bëjë nderimet e fundit monarkes.

Arkivoli do të qëndrojë poshtë Royal Mile në Katedralen e St Giles për një shërbim lutjeje dhe reflektimi ku do të marrin pjesë Mbreti dhe Mbretëresha dhe anëtarët e familjes mbretërore, si dhe një grup njerëzish “nga të gjitha fushat e shoqërisë skoceze”.

Më pas, arkivoli do të pushojë atje për 24 orë për të lejuar publikun skocez ta shohë dhe të japë nderimet.

Të martën arkëmorti mbërrin në Londër dhe Mbretëresha do të qëndrojë në Westminster Hall, prej të mërkurës. Ndërsa të hënën e 19 shtatorit mbahet funeral i Mbretëreshës në Westminster Abbey.